
Forca të FNSH-së futen me një autoblindë në Lazarat, por dalin prej fshatit famëkeq me 200 rrënjë kanabis të prera.
Operacioni i specialëve, në bashkëpunim edhe me Policinë e Gjirokastrës, nisi rreth orës 05:00, dhe përfundoi pa incidente, me arrestimin e të zotit të shtëpisë ku ishte kultivuar lënda narkotike, dhe gruas së tij. Dy kultivuesit e marijuanës u arrestuan për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sasia prej 200 rrënjësh mësohet se ishte mbjellë në pjesën para oborrit të shtëpisë së Zenel Bashës, 43 vjeç. Ai e kishte mbjellë hashashin në një zonë të fshehtë të rrethuar me misër. Grupet e kontrollit, të cilat prej dy muajsh qëndrojnë në hyrje të Lazararit dhe herë pas here marrin informacione për bimët e mbjella, kanë identifikuar banesën ku dyshohej se ishte mbjellë drogë. Përveç misrave që rrethonin marijuanën, 43-vjeçari Basha kishte marrë masa të tjera shtesë, duke rrethuar oborrin me mure mjaft të larta. Forcat e Policisë së Komisariatit të Gjirokastrës, të drejtuara nga kreu i saj dhe forcat e FNSHsë,…
(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)











