Haxhinasto viziton studenten Eriselda Gubere

Jun 16, 2012 | 16:00
Eriselda Gubere (në rreth) me shoqet e saj

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ka vizituar studenten e aksidentuar në tragjedinë e Himarës, Eriselda Gubere e cila vetëm një ditë më parë doli nga gjendja kome. Haxhinasto ka komunikuar me Eriselden, ndërsa i ka uruar asaj shërim të shpejtë.

Në njoftimin e ministrisë së Jashtme, thuhet se Haxhinasto ka konstatuar se pas daljes nga koma, gjendja e studentes është duke u përmirësuar, duke shtuar se , tani Eriselda ka nevojë për vazhdimin e mjekimit intensiv dhe për qetësi.

Lajmi për daljen nga gjendja kome e studentes Eriselda Gubere u dhë një ditë më parë nga ministria e Shendetesise, e cila beri me dije se “Eriselda Gubere ka dale nga koma të enjten në mesditë në orën 14.00.

Mesohet se vajza eshte zgjuar dhe ka folur, por nuk mban mend per aksidentin e rende ne te cilin humben jeten 11 shoqe te saj, shoferi i autobusit dhe i fejuari i njeres prej vajzave.  Nderkohe qe shoqja e saj, Florije Peci eshte akoma ne gjendje kome.

© Panorama.al

Te lidhura