ATHINE- Një automjet që ndiqej nga policia që prej kufirit shqiptaro-grek, është ndaluar në kryeqytetin grek Athinë. Në automjetin që drejtohej nga një 31 vjeçar shqiptar, janë gjetur plot 44 kg 131 gram lëndë narkotike “cannabis sativa”.
Policia greke informon se shqiptari dyshohet se është pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi.
Ai dyshohet se në datën 9 nëntor 2011, ka organizuar një tjetër trafikim. Në atë datë, një taksi që drejtohej nga një grek dhe një shqiptar, u kap në Athinë me 7 kg hashash. Shpresa Dine











