Atentati ndaj oligarkut ukrainas në Monako, identifikohet autorja! U maskua si burrë, e njohur për lidhjet me krimin e organizuar

Jul 3, 2026 | 12:55

Personi që vendosi një bombë pranë shtëpisë së oligarkut ukrainas Vadim Ermolaev dhe familjes së tij në Monako është identifikuar. Bëhet fjalë 39-vjeçaren Anastasia Berezovska, një shtetase ukrainase që jeton në Gjermani dhe e njohur “për lidhjet e saj me krimin e organizuar”, sipas Le Parisien.

gruaja ukrainase

Fillimisht ajo i mashtroi hetuesit duke u maskuar si burrë. Në të njëjtën ditë të sulmit, gruaja iku në Francë,  kaloi kufirin italian nëpërmjet Ventimiglia-s dhe më pas shkoi në Zvicër. Më pas, sipas asaj që raportohet, ajo u pa në Gjermani.

Shpërthimi, i cili plagosi oligarkun ukrainas Vadim Ermolaev , partneren e tij dhe djalin e tyre 13-vjeçar, ndodhi të hënën, më 29 qershor, rreth orës 21:00, përpara një ndërtese banimi në Monako.

L 'attentatrice di Monaco - RIPRODUZIONE RISERVATA

Pajisja, e vendosur në një çantë shpine ose pako, shpërtheu ndërsa familja po kalonte aty pranë. Autoritetet e Monakos kanë hapur një hetim për vrasje në tentativë dhe, të paktën në këtë fazë, nuk dyshojnë për terrorizëm.

Hetimi po kryhet në koordinim me autoritetet franceze, pasi besohej se autori i krimit ishte arratisur në Beausoleil, përtej kufirit me Francën.

© Panorama.al

Te lidhura