Atentati mafioz pranë Rinasit, Balliu: Ministrja e Brendshme deklaroi me përbuzje se Shqipëria është vendi më i sigurt!

Nov 11, 2025 | 16:20

Deputeti Klevis Balliu, ka reaguar pas atentatit mafioz pranë Rinasit, ku mbeti viktimë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani Sheqeri, i cili mësohet se është punonjës i AMP-së.

balliu kociu (1)

Balliu ka theksuar se ngjarja ndodhi vetëm pak minuta pasi përfundoi mbledhja e Komisionit të Punëve të Brendshme, ku opozita kërkoi llogari për mungesën e sigurisë në vend.

“Ministrja, me përbuzje, deklaroi se Shqipëria është vendi më i sigurt dhe me një rritje të vazhdueshme të sigurisë”, shkruan Balliu, ndërsa shton se pak pas kësaj deklarate ndodh një atentat mafioz në aeroportin e Rinasit, zonën që supozohet të jetë më e sigurta në Shqipëri.

Më tej ai shkruan se kjo ngjarje tregon qartë se qeveria ka në plan të fshehë të vërtetën, sepse sipas tij, “është bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë me ata që kryejnë këto atentate, duke rrezikuar jetën e të gjithë shqiptarëve.”

Klevis Balliu: Vetëm 10 minuta pas mbylljes së Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku opozita i kërkonte llogari ministres së Brendshme dhe kupolës së Policisë së Shtetit për mungesën e sigurisë në vend, ministrja, me përbuzje, deklaroi se Shqipëria është vendi më i sigurt dhe me një rritje të vazhdueshme të sigurisë.

Por menjëherë më pas ndodh një atentat mafioz në aeroportin e Rinasit, zonën që supozohet të jetë më e sigurta në Shqipëri.

Ky fakt tregon qartë se qeveria ka në plan të fshehë të vërtetën, sepse është bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë me ata që kryejnë këto atentate, duke rrezikuar jetën e të gjithë shqiptarëve.

Kur aeroportet nuk janë të sigurta, kur shkollat nuk janë të sigurta, kur gjykatat nuk janë të sigurta — çfarë mbetet më?

© Panorama.al

Te lidhura