“Ata që e quajtën tradhtar për takimin me Millosheviçin, sot e nderojnë”- Kryeministri Rama: S’të them dot lamtumirë, mos vdeksh kurrë Fatos Nano

Nov 2, 2025 | 13:10

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në homazhet në nderim të Fatos Nanos tha se “edhe ata që e quajtën tradhtar për takimin me Millsheviçin në Greqi, sot e nderojnë”.

rama nano fatos nano edi rama

Ai shtoi se një ditë, kur të dalin në dritë fjalët e plota të atij takimi dhe kontributet e Nanos për çështjen shqiptare në Kosovë e Maqedoni, historia do ta vendosë përfundimisht emrin e tij në rreshtat e nderit të Shqipërisë.

“Ndër ata, që e nderuar kryetarin tonë me fjalë të mëdha pas vdekjes ishin dhe ata që e ngritën dhe e ulën “tradhtar” pse takoi Slobodan Millosheviccin gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në Selanik dhe për plot të tjera që nuk ia vlejnë t’i kujtojmë. Unë e kam dëgjuar prej tij bisedën me “kasapin e Beogradit” dhe nuk e kam idenë nëse Fatosi e ka lënë të shkruar diku, por, jo vetëm që në atë takim dhe në atë bisedë, nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur një ditë të dalin si duhet në dritë fjalët e thëna në atë takim, si dhe në takimet, bisedat dhe bashkëpunimet e Fatos Nanos me patriotët e lëvizjes kombëtare për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni, atëherë askush, dot askush, nuk do të mund të vërë në dyshim se kontributi patriotik i kryetarit themelues të partisë sonë për çlirimin e Kosovës dhe për nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit e rendit Fatos  Nanon në rreshtat e nderit të historisë së Shqipërisë”, tha Rama.

Në fund të fjalës së tij, Rama u shpreh se “natyrshëm nuk i thotë dot lamtumirë, por thjesht mos vdeksh kurrë Fatos Nano”.

“Ndërkohë që kur mendoj se çfarë katër rrotaku sovjetik more ti në dorëzim në turnin e parë, me çfarë mjeti më të mirë mora unë prej teje në të dytin për ta kthyer PS në brandin e shpejtësisë për Shqipërinë europiane që është sot, më vjen krejt natyrshëm të mos të të them lamtumirë, por thjeshtë mos vdeksh kurrë Fatos Nano”, deklaroi Rama.

© Panorama.al

Te lidhura