“Ata duan Kinën, që t’i ‘gëlltisë’ brenda vitit!”- Trump kritika Kanadasë: Në vend të Kupolës së Artë që i mbron, ata zgjodhën që…

Jan 23, 2026 | 22:04

Groenlandës dhe Kanadasë iu bashkua në një postim edhe Donald Trump, i cili akuzon fqinjin e tij verior se preferon të bëjë marrëveshje me Kinën, në vend që të pranojë mbrojtje nga sistemi anti-ajror “Kupola e Artë”, i planifikuar nga SHBA-të.

trumpii

Në një postim të premten, ai thotë, as më shumë e as më pak, se Pekini do ta “gëlltisë” Kanadanë përmes marrëveshjeve që bën.

Donald Trump shkruan në rrjetin e tij social:

“Kanadaja është kundër ndërtimit të ‘Kupolës së Artë’ mbi Groenlandën, edhe pse Kupola do ta mbrojë Kanadanë. Në vend të kësaj, ata votuan për të bashkëpunuar me Kinën, e cila do t’i ‘përpijë’ ata brenda vitit të parë!”.

trump postimi

Kohët e fundit, presidenti amerikan ka pohuar se kinezët dhe rusët kanë ambicie për Groenlandën.

© Panorama.al

Te lidhura