Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi ishte mbrëmjen e sotme në Kjo Javë ku komentoi ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar.
Bardhi nuk sheh ndonjë surprizë pas shkarkimit të Ballukut dhe disa ministrave. Sipas tij, këto vite janë ndërruar mbi 50 ministra por korrupsioni ka ardhur duke u zmadhuar. Problemi për Bardhin, qëndron te emri i Ramës, që ka zgjedhur të ushtrojë pushtetin me korrupsion dhe krimin e organizuar.
Bardhi: Së pari nuk ka patur 3 dorëheqje të BB, mund të ketë pasur 3 kërkesa që ajo sigurisht duhet të shkojë në shtëpi. Por kështu duhet të bëjë dhe Rama se ai është urdhëruesi i korrupsionit të Ballukut. Nuk ka patur asnjë dorëheqje të BB. Ka patur pengmarrje t kryeministrit pasi bashkëpunëtori është vetë ER. Asnjë surprizë nga ndryshimet.
Një pjesë e paralajmërova unë. Kisha informacioni. Janë kthyer në shqetësim real për partnerët ndërkombëtarë për sigurinë ndërkombëtare. Sot u zyrtarizua qeverisja Balluku Agasi, janë emrat të sponsorizuar, vetë pushteti i Ramës është simboli i këtyre dy individëve.
Shqiptarët janë dëshmitarë që këto 13 vite janë ndërruar 50 apo 60 ministra. Ka vetëm 5 muaj kjo qeveri e re. Në numër është ndërruar gjysma e kabinetit. Nuk kemi parë që korrupsioni është zvogëluar por është zmadhuar. Problemi nuk janë emrat e ministrave, por vetë Edi Rama. Sistem apo regjim që udhëhiqet nga korrupsioni i organizuar dhe krimi.
Nëse vjen në qeverisje përmes korrupsionit zgjedhor askush nuk pret një qeverisje në dobi të shqiptarëve. Kam bërë dh do bëj betejë me çdo zyrtarët të lartë të korruptuar. Kam vijuar betejën me Ramën me Ballukun, edhe emrat e rinj, janë pjesë e kallëzimeve në SPAK ndaj Belinda Balluku, janë bashkëpunëtorët e saj të afërt.
© Panorama.al












