Asllani ka bërë zgjedhjen e tij, italianët zbulojnë refuzimin e bardhezinjve nga mesfushori kuqezi

Jan 25, 2026 | 22:00

Kristjan Asllani ka vendosur që të mos largohet nga Italia, pavarësisht ofertave shumë të rëndësishme që ka marrë kohët e fundit. Sipas “Tiuttosport”, kjo ka sjellë në një tjetër refuzim të një oferte të rëndësishme që ka ardhur në adresë të mesfushorit.

asllani

Klubi i Beshiktash ishte shumë i interesuar për të afruar Asllanin gjatë merkatos së janarit, teksa kishte bërë gati një ofertë të rëndësishme ekonomike për të si dhe për Interin që zotëron kartonin e tij pasi ai të kthehet nga huazimi nga Torino. Por duket se edhe kjo ofertë nuk është marrë në konsideratë nga futbollisti shqiptar i cili sipas gazetës së njohur italiane e ka refuzuar atë.

Të njëjtat burime theksojnë se tashmë Asllani i ka ngulur sytë Bolonjës, një klubi që e kishte kërkuar që në verë dhe po pret që kjo e fundit të bëjë hapin e radhës për të siguruar një akord me Interin për të. Trajneri Vinçenco Italiano raportohet se është një admirues i futbollistit të Kombëtares shqiptare dhe ai do të kishte hapësira të rëndësishme në radhët e kësaj skuadre.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura