Asambleja e PS/ Kryeministri Rama ndryshon drejtuesit politikë, ja lëvizjet e reja në qarqe

Mar 21, 2026 | 12:17

Në Asamblenë e PS-së, e mbajtur sot në Durrës, u prezantuan ndryshimet e reja në drejtuesit politikë në qarqe dhe në njësitë e Tiranës, si pjesë e riorganizimit të strukturave të partisë.

ramaaa

Një nga lëvizjet kryesore është emërimi i Taulant Ballës si drejtues politik i qarkut të Tiranës. Ndërkohë, disa figura të njohura zhvendosen nga qarqet drejt njësive në kryeqytet.

Eduard Shalsi largohet nga drejtimi i qarkut Kukës dhe do të drejtojë Njësinë 11 në Tiranë, ndërsa Damian Gjiknuri lë qarkun e Vlorës për të marrë drejtimin e Njësisë 4, së bashku me Blerina Gjylametin.

Po ashtu, në Njësinë 5 bashkohen tre emra të rëndësishëm të PS-së Erion Braçe, Taulant Balla dhe Fatmir Xhafaj. Elisa Spiropali, pas largimit nga posti i ministres së Jashtme, merr drejtimin e Njësisë 13 në kryeqytet.

Në të njëjtën kohë, Ogerta Manastirliu, përveç rolit si drejtuese politike për Bashkinë e Tiranës, do të mbulojë edhe Njësinë 9 së bashku me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Oltjon Muzaka.

NDRYSHIMET:

 

Drejtuesi politik i qarkut te Tiranes – Taulant Balla

Njësia 1- Lindita Nikolla

Njësia 2- Gent Gazheli, Delina Ibrahimaj dhe Olta Manjani

Njësia 3- Iris Luarasi dhe Edona Bilali

Njësia 4- Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti

Njësia 5- Erion Braçe, Taulant Balla dhe Fatmir Xhafaj

Njësia 6- Albana Koçiu

Njësia 7- Sofan Jaupaj

Njësia 8- Igli Hasani, Vilma Premti

Njësia 9- Ogerta Manastirliu, Olti Muzaka

Njësia 10- Besfort Lamallari

Njësia 11- Eduard Shalsi

Njësia 13- Elisa Spiropali

 

© Panorama.al

Te lidhura