TIRANË- Ambasadori i SHBA-së në vendiont onë ka vlerësuar hapat e bërë në luftën antikorrupsion, duke theksuar se institucionet duhet të jenë të bashkërenduara në këtë luftë.
Gjatë fjalës së tij në Konferencën “Antikorrupsioni Rajonal”, kryediplomati amerikan e cilësoi fenomenin negativ të dëmshëm në cdo vend dhe kërkoi zbatim të rreptë të ligjit në luftën kundër tij. “Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës askush nuk është mbi ligjin, të gjithë janë subjekt i tij”, tha ai.
Arvizu vlerësoi rolin e Shqipërisë dhe forcave të saj në misionet në Afganistan dhe u shpreh krenarë për partneritetin e SHBA me vendin tonë.
Ndërkohë kreu i qeverisë shprehu angahzimin total të qeverisë në këtë luftë, të cilësuar prej tij si një duel të përjetshëm mes midis zbatimit të ligjit dhe këtij fenomeni.
“Lufta ndaj korrupsionit është më e vështira, kjo është një temë qendrore dhe permanente, sepse nuk ka reformë që mund të ketë sukses pa luftën kundër korrupsionit. Jam dakord me ambasadorin, është duel permanent, i përjetshëm midis zbatimit të ligjit dhe këtij fenomeni, dhe duhet luftuar. Qeveria ime po bën përpjëkje shumë të mëdha për të luftuar korrupsionin, ka disa parime bazë që ia vlejnë. Qeveri e vogël, ushtri e vogël, sa më të vogla të jenë këto aq më i vogël është kontakti me këtë fenomen”- tha Berisha.
Sipas tij përpara ligjit të gjithë janë të barabartë, “por kjo luftë ka një të keqe, politizimin”.
Ai vlerësoi transparencën si një faktor ndihmë në luftën antikorrupsion dhe renditi disa nga arritjet e qeverisë në këtë betejë.
© Panorama.al











