Hetimet për 21 janarin janë gjithëpërfshirëse dhe jo të motivuara politikisht.
Kështu u shpreh ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu i cili shoqëroi kryeprokuroren Ina Rama në konferencën për shtyp, ndërsa dha detaje lidhur me hetimet për 21 janarin.
“SHBA në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme ra dakord të asistojë në hetimin e këtij rasti. Ne i mirëpresim ato që ka thënë sot kryeprokurorja Ina Rama, do vazhdojmë të mbështesim zyrën e Prokurorisë derisa të vazhdohet në këtë hetim. Ka qënë gjithmonë qëllimi ynë që ky hetim të jetë i pavarur, që të bëhet i besueshëm, të jetë gjithëpërfshirës”- tha ambasadori Arvizu.
Arvizu tha se është e domosdoshme të hetohen edhe veprimet e protestuesve si dhe veprimet dhe qëllimet e organizatorëve.
© Panorama.al











