Agjencitë e lajmeve njoftojnë se është arrestuar Saif Al Salam Gadafi, i biri i diktatorit të vrarë të Libisë, Muamer Gadafi.
Zyrtarët e ministrisë së drejtësisë në Libi citohet të kenë thënë se i biri në arrati i Gadafit është zënë në pjesën jugore të shkretëtirës së vendit.
Ata thanë se Saif Al Salam dhe disa truproje të tij janë arrestuar në afërsi të qytetit Obari nga luftëtarët e bazuar në pjesën perëndimore të Zintanit. (rel)











