Arrestohet për mashtrim “juristja” e kryeministrisë

Sep 21, 2011 | 10:06

DURRES – Arrestohet për mashtrim “juristja” e kryeministrisë. Mirela Kasa, 35 vjeçe, u prangos dje në mbrëmje në Durrës. Më shumë se 10 persona deri më tani kanë kërkuar ndihmën e policisë për të denoncuar mashtrimin që u është bërë nga Kasa, në 7 muajt e fundit. Dyshohet se ajo mashtronte persona të ndryshëm, të cilëve u premtonte se me autoritetin e saj ndikonte në punësim në institucione të rëndësishme. Mirela Kasa, sipas deklarimeve zyrtare të policisë së Durrësit, u prezantohej hallexhinjve si juriste në Gjykatën e Apelit, juriste në Kryeministri apo agjente policie, duke u kërkuar nga 100 mijë deri në 1 milionë lekë për “nderet”. 35-vjeçarja Kasa kishte lënë qelitë e burgut pak muaj më parë pasi ka vuajtur dënimin për të njëjtën vepër penale, atë të mashtrimit.   l.m

© Panorama.al

Te lidhura