Arrestohet ish redaktori i “News of the World”

Jul 8, 2011 | 17:25
Ish redaktori i NoW, Andy Coulson

Policia britanike ka arrestuar ish-redaktorin e të përjavshmes “News of the World”, Endi Koulson, për shkak të skandalit që ka goditur këtë gazetë.

Koulson, i cili ishte edhe ish sekretari i marrëshënieve me shtypin pranë kryeministrit britanik,  Dejvid Kameron, po mbahet në stacionin e policisë në Londër.

Me heret, Kameron ka bërë thirrje për një hetim publik të ngjarjes, të cilën e ka quajtur “thjesht të neveritshme”.

Gazeta më e shitur në Britani të dielën do të publikojë numrin e fundit të saj pas 168 vjetësh ekzistencë.

E përjavshmja ka pranuar se ka përgjuar telefonat e fëmijëve të zhdukur, pastaj të farefisit të viktimave të sulmeve terroriste më 7 korrik, 2005, dhe të familjeve të ushtarëve të vrarë në Afganistan.

 

© Panorama.al

Te lidhura