Prokurorët në Nju Jork kanë akuzuar udhëheqësin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan, për përpjekje për dhunim seksual të një punonjëse hoteli.
Akuzat bëhen pas deklarimeve të bëra nga 32-vjeçarja, e cila ka punuar si shërbyese në një hotel të Manhatanit, ku Shtraus qëndronte në një dhomë, që vetëm një natë kushtonte 3 mijë dollarë.
Avokati i shefit të FMN-së, 62-vjeçarit Shtraus dhe eventualisht kandidat i ardhshëm për president të Francës, është deklaruar se ky i fundit nuk është fajtor.
Dominik Shtraus Kan është arrestuarr pak para se të nisej drejt Paraisit, në aeroportin “Xhon Kenedi”, të Nju Jorkut.
Shtraus Kan kishte planifikuar për ditën e sotme një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Ai gjithashtu kishte në plan që të merrte pjesë në një takim të Ministrave të Financave të BE-së në Bruksel, të hënën, për të diskutuar planin e shpëtimit për Portugalinë dhe atë për Greqinë.
FMN-ja nuk ka bërë ende komente lidhur me ngjarjen.
© Panorama.al











