Arrestohen 3 persona me 7 kg Cannabis Sattiva

Jul 7, 2011 | 17:08
Foto Ilustruese

TIRANE- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 3 shtetas për posedim të 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Policia njoftoi se ka arrestuar shtetasit Sokol Sabri Balili, 24 vjeç, banues në fshatin Kuç Vlorë, Lision Novrus Nanaj, 44 vjeç dhe Ridvan Gëzim Shiroka,  23 vjeç,  të dy banues në fshatin Tërbaç, Vlorë.

Arrestimi i tyre është bërë një natë më parë rreth orës 18.30, në Rrugën e Durrësit në Tiranë, me 7 kg  e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi edhe një makinë tip “Lancia”, me targa të huaja si dhe një shumë parash prej 50.000 mijë lekësh.

Nga hetimet e policisë, u vërtetua se lënda narkotike, vinte nga fshtrat Kuc dhe Tërbac të Vlorës me synim shpërndarjen e saj në zona të ndryshme dhe kryesisht në zonën e fushën se Aviacionit, Stacioni i Trenit, Laprakës, si dhe zonën e Bllokut në Tiranë.

 

© Panorama.al

Te lidhura