TIRANE- Policia e Tiranës njoftoi sot arrestimin e tre shtetasve të cilët hiqeshin si policë. Në kuadër të operacionit “Policët e rremë”, policia tha se ka arrestuar shtetasit, Erland Ali Markola, 23 vjeç 23, banues në Tiranë, Enea Hasan Kajaçi, 22 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi, Fatmir Ramadan Gjoçi, banues në Tiranë, i cili ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin nga Fatmir Gjoçi ne Alban ILA..
Sipas policisë, ndalimi i këtyre shtetasve u bë pas nje pune intensive dy javore, ndjekur me metoda speciale te hetimit, ku keta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, duke u shtirur si punojës policie, kanë vjedhur me dhunë në muajin Korrik 2011, shtetasin kosovar me inicialet B.M.
Po ashtu, keta shtetas më datë 03 nentor 2011, kane vjedhur me dhune në rrugën “Bedri Karapici”, shtetasin S. Elezi, më 10 nentor 2011 kane vjedhur me dhune ne rrugen “Konferenca e Pezes”, shtetasin S. Bezhani dhe po ne kete date, kanë vjedhur me dhunë shtetasin K. Bendaj, ne rrugen “Irfan Tomini” ne qytetin e Tiranes.
Në cilesine e provës materiale, këtyre shtetasve u jane sekuestruar 4 celularë dhe disa sende te tjera qe u përkisnin personave të dëmtuar.
© Panorama.al











