Policia e Shtetit njoftoi sot arrestimin e dy personave të cilët kishin marrë peng prej disa ditësh një shtetas nga Maqedonia në këmbim të 50 mijë eurove.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë shtetasit; Arvid Nuredin Lika (i njohur ndryshe si Lorenc Kallashi), 33 vjeç, dhe Florant Ismail Baxhia, 36 vjeç, të dy lindur dhe banues ne Fier.
Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit “Rotondo“. Të dy këta shtetas akuzohen se në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa ditë në qytetin e Fierit, shtetasin nga Maqedonia N.K. , për lirimin e të cilit kishin kërkuar një shumë prej 50.000 eurosh.
Policia ka mundur të sekuestrojë edhe shumën e të hollave që do të jepeshin në këmbim të lirisë së pengut.
© Panorama.al











