Për momentin po shijon jetën e saj si beqare dhe nuk preferon të flasë shumë për lidhjen që ka pasur. Këngëtarja e njohur Argjentina Ramosaj edhe pse ishte pretendente për të fituar çmimin e madh në “Top Fest”, si duket nuk është zhgënjyer aspak, edhe pse ishte hera e parë në këtë festival. Kënga ”Si shiu” është pëlyer shumë, saqë sezoni veror i Argjentinës do të jetë i mbushur me koncerte, kurse këngët e reja do të dalin pas verës…
Je e kënaqur me “Top Fest-in”?
Kam dalë shumë e kënaqur, ishte pjesëmarrja ime e parë në ”Top Fest” dhe e falënderoj shumë “Top Median” për vlerësimin. Në fakt, të gjithë prisnin që do e merrja unë çmimin e madh, por ka pasur shumë këngë të bukura që nuk mund t’i mohosh, si kënga fituese “S’je më”, e Elhaidës. Ia uroj përzemërsisht fitoren, e ka merituar.
Cilat janë impenjimet tuaja të momentit për këtë sezon, ndonjë album, koncerte, klipe?
Do kemi plot koncerte këtë verë, këngët e reja besoj pas verës do dalin.
Është thënë se afrimi juaj me produksionin ”Threedots” të Flori Mumajesit ka çuar deri në ndarjen nga i fejuari. Sa të vërteta janë këto fjalë?
Ky thashethem është absurd.











