Arben Kola: Rama dhe Berisha nuk kanë bërë asgjë për çështjen Çame! Janë agjentë, e kanë shitur shpirtin dhe Atdheun

Jun 26, 2026 | 19:28


Vijoi edhe në ditën e 27 protesta masive e mijëra qytetarëve kundër qeverisë Rama.


Para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, aktivisti Arben Kola foli me megafon për çështjen çame.

Sipas tij kjo çështje është lenë në harresë dhe Rama po ashtu dhe Berisha nuk kanë bërë asnjë gjë për këtë çështje në 35 vite. Ai i akuzoi ata si agjentë që e kanë shitur shpirtin dhe Atdheun.

Arben Kola: Prej 35 vitesh lihet në heshtje. Pse ne themi Rama në burg Berisha në burg. E dini që Rama Berisha për 35 vite nuk kanë bërë asgjë për çështjen çame. E kuptoni se Rama Berisha dhe të gjithë qeveritë e tyre janë pjesë e shërbimeve greke dhe serbe se ndryshe ky gjenocid duhet të kishte marrë udhë. Greqia vazhdon të kërcënojnë politiqenërit tanë e kanë shit shpirtin, Atdheun. Poshtë kjo klasë politike.

© Panorama.al

Te lidhura