Anglia, dëmtohen Bent e Riçards, ri kthehen në klube

Sep 5, 2011 | 11:09

Daren Bent dhe Mikah Riçards janë larguar nga përfaqësuesja e Anglisë për shkak të dëmtimeve. Ata nuk do të luajnë në takimin e radhës të martën ndaj Uellsit, për eliminatoret e kampionatit Europian 2012. Bent nuk ka mundur të stërvitet ditët e fundit, si pasojë e një shqetësimi në këmbë. Nisur nga kjo, stafi teknik vendosi që prania e tij nuk ishte e nevojshme dhe ai u nis drejt klubit të tij, Aston Vila. Gjithashtu, edhe mbrojtësi i Mançester Sitit, Riçards, ka pësuar një tërheqje muskulore. Edhe ai nuk do të jetë i gatshëm për takimin e së martës dhe është lënë i lirë. Vendin e dy lojtarëve të dëmtuar do ta zënë Kris Smalling në të djathtë, si dhe Fil Xhakielka. Por, për Kapelon, largimi i dy lojtarëve nuk përbën shqetësim. Ai ka pohuar se edhe të grumbulluarit rishtazi janë lojtarë cilësorë dhe asesi nuk duhen konsideruar si zëvendësues, përderisa nuk u thirrën që në fillim në skuadër.

© Panorama.al

Te lidhura