Angli, vritet me armë një 27-vjeçar shqiptar

Aug 22, 2012 | 18:31

LONDER- Një 27- vjeçar shqiptar, emigrant në Angli vdiq në spital pas plagëve të marra pas një sulmi me armë. Sipas BBC, ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 me orën lokale në Duke Street, Chelmsford.

Policia tha se ka arrestuar 3 persona të cilët dyshohet se janë të implikuar në vrasje. Një 38- vjeçar nga Chelmsford dhe një 29 vjeçar nga Canvey janë mbajtur në burg, ndërsa një 31- vjeçar është liruar me kusht.

Policia tha gjithashtu se, ende nuk ka informacione lidhur me shkaqet që kanë çuar në vrasjen e të riut shqiptar.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar dy dëshmitarë tek të cilët policia pret të marrë dëshmi të rëndësishme për ngjarjen. BBC njofton se efektivët e policisë londineze kanë njoftuar familjen në Shqipëri për vrasjen e 27- vjeçarit.

© Panorama.al

Te lidhura