Ançeloti drejt Paris SG, nesër takimi me Leonardon

Nov 10, 2011 | 11:10
Leonardo dhe Anceloti

E ka paralajmëruar para pak ditësh rikthimin në drejtimin e një skuadre europiane, Karlo Anceloti, trajneri i njohur italian. Pas shkarkimit nga Celsi, trajneri në fjalë preferoi të pushonte disa kohë, ndërsa momentalisht ka nisur t’i përmendet emri në disa destinacione. Mes tyre, më i besueshmi është lajmi se Anceloti do të bëhet trajner i Paris SG, ku prej verës së këtij viti është drejtor teknik një tjetër ish-milanist, braziliani Leonardo. Duket se do të jetë ky i fundit, shkesi i Ancelotit për në stolin e parizienëve, që po kërkojnë majat e Europës me financuesit arabë. Raportet e fundit në mediat franceze flasin se ish-trajneri i Milanit dhe i Celsit, Karlo Anceloti, do të takohet nesër me drejtorin sportiv të Paris SG, Leonardon, për të diskutuar mundësitë e angazhimit të tij në krye të stafit teknik të skuadrës franceze, pavarësisht formës së mirë që kjo e fundit po kalon në kampionat. Sipas këtyre raporteve, italiani gjendet tashmë në Paris dhe po qëndron në një hotel të rezervuar në emër të Lenardos.

 

© Panorama.al

Te lidhura