Berisha:Analizë punës mbi bazën e kompetivitetit

Sep 14, 2011 | 11:22

TIRANË- Analizë e punës së ministrive dhe institucioneve apo agjensive në bazë të treguesit të ri global të kompetivitetit. Kreu i qeverisë në mbledhjen e sotme të kabinetit ka deklaruar se në bazë të studimit të fundit secili ministër do të shohë analizën e punës së dikasterit që drejton.

“Treguesi i ri i kompetivitetit që llogaritet duke vlerësuar gjithë veprimtaritë që ju mbuloni zotërinj ministra. Ka 12 shtylla, është tregues që bazohet në një sërë treguesish të tjerë. Aty janë treguesit e agjencive që ju mbuloni, fushat janë të palëvizshme. Ndalem këtu se është e rëndësishme që ne në dritën e kësaj analize të analizojmë punën tonë, secila ministri, agjenci”- tha ai.

Kreu i qeverise theksoi se cdo ministri duhet të shëndrrojë në program pune gjithë problematikat dhe ta krahasojë me vendet e zhvilluara.

Sipas tij, në analizën e tij sipas sektorëve ministrat do gjejnë të dhëna që janë tejkaluar dhe kjo është në meritën e reformave, por do gjejnë të tjera ndaj të cilave duhet të mbahen qëndrimet agresive për t’i ndryshuar.

Ai ka theksuar se raporti e rendit vendit toine ne 10 vendet me barren me te vogel shteterore, ne raportin qeveri-biznes, qeveri-ekonomi dhe kjo eshte shume shpresedhenese.

Kreu i qeverise ka deklaruar se Shqipëria ka tregues të admirueshëm, krahasuar me shume vende. “Shqipëria ka një tregues që e pozicionin atë në vendin e 8, për treguesit ligjor. Renditet në vendin e 9 në botë, për barrën e rregullimeve shtetërore. Jemi në 10 vedet me barrën më të vogël të ndërhyrjes shtetërore ne ekonomi. Jemi në 20 vendet e botës për rritjen e pagave, të 9-tët për fillimin e bizneseve. Shqipëria ruan pozicionin e 15-të në botë për mbrojtjen e investimeve. Politika jonë e rritjes së pagave ka dhënë rezultatin e vet, ka dhënë atë raport që egziston midis produktivitetit dhe mirëqënies”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura