McIlwham: Liria e medias, shtyllë e demokracisë

May 3, 2011 | 12:29

TIRANE- Ne diten boterore te lirise se medias, ambasadorja britanike në Tiranë , Fiona McIlwham apelon per lirine e te shprehurit nga ana e medias, duke e cilesuar ate si shtylle themelore te nje demokracie.

Ajo kerkon profesionalizem dhe ndershmeri gjate raportimit te medias ne keto zgjedhje.

“Liria e të shprehurit është një shtyllë themelore e çdo demokracie. Gazetarët, blogerët, media, dhe individët duhet të lejohen të veprojnë dhe të shprehen lirisht, në mënyrë të sigurtë dhe pa presion.”- thuhet ne nje deklarate per medias, bere nga ambasadorja britanike.

Ajo u kujton gazetarëve misionin e tyre të rëndësishëm për të informuar dhe mundësuar debatin publik.

“Profesionistët e medias i kane borxh publikut të tyre për të raportuar ngjarjet në mënyrë të drejtë dhe me përgjegjësi, për të informuar dhe për të mundësuar debatin publik për të kuptuar çështjet, për të sfiduar qeveritë dhe udhëheqësit e tyre politikë dhe të marrin vendime të informuara. Kjo është edhe më e rëndësishme gjatë kësaj periudhe zgjedhore”- thuhet ne deklarate.

Ambasadorja, nenvizon si shume te rendesishme edhe mbeshtetjen qe  politikanët dhe grupet e interesit duhet te bejne ne favor te lirise se medias.

© Panorama.al

Te lidhura