
TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka njohur sot me kursin e ri politik të opozitës, ambasadorin suedez, Lars Wahlund.
Rama dhe Wahlund diskutuan mbi situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri. Zyra e shtypit e PS-së njofton se Rama e ka njohur ambasadorin me propozimet që ka bërë PS për reformën parlamentare dhe reformën zgjedhore, si dy prej reformave kryesore në procesin e kandidimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sipas PS-së, ambasadori ka përgëzuar kreun e PS-së për kursin e ri politik, duke e konsideruar atë si ushtrim përgjegjësie në funksion të interesave kombëtare.
Ambasadori Wahlund tha se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë edhe në të ardhmen përmes programeve të bashkëpunimit, integrimin europian të Shqipërisë në BE.
© Panorama.al











