TIRANË- Transparencë për procesin paszgjedhor, respekt të Kushtetutës, ligjit dhe pavarësisë së institucioneve.
Këtë mesazh ka përcjellë sot ambasadori i OSBE-së në vendin tinë Eugen Ëollfarth, i pyetur për situatën më të fundit që po ndodh me procesin paszgjedhor në Shqipëri.
“Të gjithë institucionet të punojnë në mënyrë të pavarur, pa ndërhyrje. Të respektohet pavarësia e institucioneve, respekt kushtetutës, ligjit dhe qytetarit”- tha ai, duke shtuar se media duhet të luajë një rol të rëndësishëm në transparencën e këtij procesi.
Ambasadori ka kërkuar që KQZ të lejohet të kryejë në mënyrë të pavarur punën e saj dhe të jetë e bazuar vetëm në ligj. “Theksoj se askush nuk mund të dalë mbi ligjin, respekt punës së policisë dhe institucioneve”- tha ai.
Deklarata u bë pas takimit të ambasadori zhvilloi me kryeprokuroren Ina Rama. Takim që ai e cilësoi në kuadër të axhendës së takimeve të OSBE me krerë institucionesh.
“Që nga janari kanë ndodhur ngjarje të rëndëisshme që kanë nevojë për shqyrtim dhe analizë ligjore. Ky analizim i situatës është një proces i rëndësishëm dhe prokuroria është duke punuar”- tha ai.
Takimi qe u mbaj ne ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme nisi ne oren 11.30 dhe larg vemendjes se kamerave.
Kujtojme qe vetem nje dite me pare, Partia Socialiste ka paditur dje në prokurori 4 anërarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimin e dokumentave dhe rezultateteve të zgjedhjeve.
© Panorama.al











