Ambasadori i BE në Tiranë takon për herë të parë kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho! Gonzato: E përgëzova për arritjet! Bashkimi Evropian do vazhdojë mbështetjen

Jan 6, 2026 | 16:13

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar takimin e tij të parë zyrtar me kreun e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho.

klodian braho gonzato spak (2)

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori Gonzato bëri të ditur se gjatë takimit e ka përgëzuar kreun e ri të SPAK-ut për arritjet e deritanishme të institucionit, duke vënë theksin te rëndësia e vijimit të rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shkruan Gonzato.

klodian braho gonzato spak (1)

Gonzato nënvizoi gjithashtu se Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.

“Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme. Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri”, shkruan ambasadori i Bashkimit Evropian në “X”.

© Panorama.al

Te lidhura