“Altin Dumani, prokuror me integritet dhe kurajoz”, Rama në Gjirokastër: Por nuk erdhi nga hëna! Ne PS-ja morëm vendimin që nuk e kishte marrë kush

Apr 22, 2025 | 18:24

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Gjirokastër ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e qytetit në kuadër të fushatës elektorale.

edi rama gjirokaster

Rama u ndal dhe tek reforma në drejtësi, teksa vlerësoi punën e Altin Dumanit dhe e cilësoi si kurajoz.

Por Rama, thekson se Dumani nuk zbriti nga hëna, pasi ai prej vitesh punonte si prokuror.

Kurajon ai e fitoi, sipas Ramës, pasi iu dorëzua shpata e drejtësisë që dikur e mbanin liderët e vendit.

Rama: U thashë pensionistëve kush e ka dëgjuar emrin Altin Dumanin? Të tërë e keni dëgjuar. Tani Altin Dumani është një prokuror me integritet, profesionist dhe kurajoz. Meriton respektin. Por çështja është që Altin Dumani nuk erdhi nga hëna këto 3-4 vjet. Ishte këtu në Shqipëri dhe prej vitesh punonte prokuror. Si ka mundësi që as unë as ju nuk e dinim që ekzistonte një person me emrin Altin Dumani. Si ka mundësi që ky person me kurajo nuk i ka thënë kaq vite një njeriu me pushtet hajde pak te zyra se kam pak punë. Dhe si e bën ky sot, çfarë e bëri dallimin? Sepse nuk ishte puna që nuk thërriste njeri Dumani.

Që nga 1912  kur u ngrit flamuri, nuk kishte ndodhur që një person politik të jepte llogari përpara një prokurori. Edhe pas diktaturës kur për turpin tonë burgosën politikisht, e burgosi i pari vendit, të parin e opozitës. E kundërta jo. Madje, këtu në këtë vend para 10-12 vjetësh ka ndodhur që i pari vendit të bëjë sehir, në vrasjen e protestuesve përpara dritares së vet. Dhe kur prokurori tentoi të çojë fletë thirrje drejtorëve të policisë ai që ishte para meje doli dhe tha ajo është lavire. E imagjinoni sot ju këtë? Nuk ndodh. Ça ka ndryshuar? Ka ndryshuar diçka shumë thelbësore, Shqipëria. Prandaj thonë shumica e popullit vendi po shkon në drejtimin e duhur. Ne PS, morëm një vendim që nuk e ka marrë kush përpara. Shpatën e ndëshkimit që ishte në zyrën time, e kalonin njëri pas tjetrit. E mbanin shpatën aty.

© Panorama.al

Te lidhura