Mediat izraelite raportojnë se lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei mund të jetë vrarë, pasi janë humbur të gjitha kontaktet me të.
Sipas Walla-s, askush nuk ka mundur të kontaktojë Ajatollahun për disa orë dhe fati i tij, pasi kompleksi i tij rezidencial në Teheran u rrafshua me tokë, nuk dihet ende.
Disa media izraelite, përfshirë N12 dhe Channel 1, cituan një zyrtar të lartë të Tel Aviv-it të thoshte: “Do të tronditeshim nëse Khamenei do të shfaqej drejtpërdrejt. Sipas vlerësimit tonë, ai nuk është më me ne, por po presim konfirmim përfundimtar.”
Një burim tjetër izraelit tha se Udhëheqësi Suprem “ka shumë të ngjarë të mos i mbijetojë sulmeve”. Më herët, N12 kishte raportuar se Khamenei ishte “të paktën i plagosur”, megjithatë ende nuk ka një konfirmim publik që ai mund të jetë vrarë.
Sakaq, Reuters raportoi gjithashtu se dy zyrtarë të lartë iranianë janë vrarë nga sulmet. Bëhet fjalë për ministrin e Mbrojtjes Amir Nasirzadeh, dhe komandantin e Gardës Revolucionare, Mohammed Pakpour.
© Panorama.al












