Kosova ende nuk e ka fituar të drejtën për të dërguar përfaqësues të saj në festivalin e madh të këngës “Eurosong”, që këtë vit do të mbahet në Azerbajxhan, por dëshira e këngëtarëve nga Kosova për të qenë pjesë e këtij festivali, është shumë e madhe. Deri më tani, shumë këngëtarë kanë shfaqur dëshirën dhe në mënyra të ndryshme janë duke kërkuar suksesin. Ashtu si vjet, edhe këtë vit shteti zviceran tashmë ka hapur konkursin për përzgjedhjen e këngës përfaqësuese, që fituesit i jep të drejtën të udhëtojë drejt “Eurosong”-ut. Pas dështimit të këngëtares Genta Ismajli, e cila nuk arriti të futet as në finale dhe në anën tjetër Ilira Gashi, që fitoi vendin e tretë. Një tjetër kosovare që është duke konkurruar në këtë festival, është 19-vjeçarja Albana Azizi, e cila jeton në Bernë të Zvicrës. Kënga me të cilën do të konkurrojë Albana, titullohet “I love it”, ndërsa publiku në Kosovë këngëtaren e re e njeh falë bashkëpunimit me këngëtarin Hekuran Krasniqi. bl. re











