SARANDE- Ndjekje penale ndaj te akuzuarit si zjarrevenes ne Sarande. Burime nga Komisariati i Policisë në Sarandë bëjnë të ditur se nga Seksioni i Hetimit dhe Parandalimit të Krimit ka nisur ka nisur procedimi penal për shtetasin Osman Murati, 68 vjeç, banor i Kukësit.
Procedimi penal ndaj këtij shtetasi ka nisur i akuzuar për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. Në datën 15 korrik, në orët e paradites 68 vjeçari Osman Murati, duke kullotur bagëtitë tij në një nga fushat e fshatit Stjar, pa menduar se çfarë do të ndodhte hedh bishtin e cigares dhe për rrjedhojë ka marrë zjarr kullota ku ai po kulloste tufën e bagëtive. Vatra e zjarrit fillimisht ishte e vogël duke shkuar në rritje, duke marrë përmasa dhe djegur kështu një sipërfaqe të konsiderueshme kullote.
Edhe pse 68 vjeçari Osman Murati arriti ta shuajë fillimisht vatrën e zjarrit, disa orë më vonë zjarri është riaktivizuar, duke djegur pjesërisht rreth 30 rrënjë ullinj me një vlerë rreth 100.000 lekë në pronësi të shtetasit M. D. 30 vjeç, banor i fshatit Stjar të Delvinës.
Materialet proçedurale në ngarkim të 68 vjeçarit Osman Murati i kaluan Prokuroisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 / 1 i Kodit Penal.
Shpresa DINE
© Panorama.al











