AKU kontrolle në Shkodër, inspektime për sigurinë ushqimore në subjektet “Beata” dhe “Burgaj”

Apr 2, 2026 | 20:16

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka vijuar kontrollet në terren, duke ushtruar inspektime në subjektet “Beata” dhe “Burgaj” në qytetin e Shkodrës.

aku

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, në kuadër të monitorimit të standardeve të sigurisë ushqimore.

Paralelisht, Inspektorati i Përgjithshëm dhe strukturat e AKU-së kanë zhvilluar takime me përfaqësues lokalë në Shkodër, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e efektivitetit të kontrolleve.

Autoritetet bëjnë të ditur se inspektimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, për të ndjekur nga afër situatën në terren dhe për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e produkteve ushqimore që konsumojnë qytetarët.

© Panorama.al

Te lidhura