Aktivisti Edison Lika në mbyllje të protestës së 45-të deklaroi se protesta mori një fitore pasi ligji për investime strategjik nuk u miratua sivjet.
Lika theksoi gjithashtu se komisionerja për zgjerimin në BE, Marta Kos u detyrua të pranojë sot, se BE i ka kërkuar Shqipërisë të anulojë ligjin 21/2024 për zonat e mbrojtura që para nisjes së protestave.
Edison Lika: Duke qenë se na ka kapur entuziazmi harrojmë fitoret e protestës. Ligji për investimet strategjike nuk është miratuar më sivjet edhe le të duan ta shesin si të kenë qejf është arritje e protestës. Shqipëria e re , e lirë do jetë një Shqipëri pa investitorë strategjikë. E dyta, aleatja e Ramës Marta Kos sot qenka vendosur me shpatulla pas murit.
U detyrua të thotë kemi vënë kusht Shqipërisë të anulojë ligjin 21/2024 para se të fillojë protesta. Kishte sa të duash kohë ta thotë por e tha sot falë jush tja bëjë të qartë qeverisë se nuk ka anëtarësim pa shfuqizimin e ligjit 21/204.
Siç Marta Kos ka vënë kushte shfuqizuimin edhe ne i themi se nuk ka integrim me Edi Ramën. Këto ligje nuk kanë ndodhur në një ditë, ka qenë mënyra si qeveria ka zaptuar çdo hapësirë private dhe publike për 13 vite. Përmes ligjeve na e ka pamundësuar jetesën në Shqipëri dhe në 13 vite 1mln shqiptarë janë laguar. Një nga një do bien ligjet dhe i fundit do bie Rama.
Ne do jemi këtu sa të jetë e nevojshme për të shporrur këtë qeveri dhe bandë kriminale. Shqiptarët nuk do pranojnë më të përfaqësohen nga Sara Mila dhe Zegjineja me shoqe.
© Panorama.al












