Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD, Noka, Bardhi dhe Gjekmarkaj prite të rikonfirmohen! Gara mes tre deputetëve për postin e nënkryetarit! Emri i ri për drejtuese të LGSH

Jul 14, 2026 | 21:14

 

Partia Demokratike pritet të hyjë nesër në një proces të ri riorganizimi të drejtimit të saj, ku do të zhvillohet gara për zgjedhjen e drejtuesve të strukturave kryesore të partisë.

Berisha BArdhi gjekmarkaj

Nga zhvillimet e deritanishme dhe burime jo zyrtare , Flamur Noka shihet si kandidati më i favorizuar për të vijuar mandatin si Sekretar i Përgjithshëm, ndërsa ende nuk është bërë publik ndonjë emër që do ta sfidojë në këtë garë.

Ndryshime nuk priten as në pozicionet që mbajnë Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj sipas dispozites se miratuar nga Kongresi i PD me 30 Maj !

Bardhi pritet të vijojë si nënkryetar i partisë, në përputhje me funksionin e tij si kryetar i grupit parlamentar, ndërsa Gjekmarkaj pritet të ruajë rolin aktual si Nënkryetar  i PD- së dhe sipas pozicionit te tij si Nën Kryetar i Kuvendit !

Në garën për postet drejtuese përmenden gjithashtu emrat e Luçiano Boçit, Klevis Balliut dhe Belind Këlliçit, të cilët pritet të jenë pjesë e konkurrimit për pozicionet e nënkryetarëve.

Një tjetër element që po diskutohet është përfaqësimi i grave në kupolën drejtuese. Në këtë kuadër është lakuar  emri i Erisa Bajazitit, e cila hapi Kongresin e datës 30 Maj ,megjithëse deri tani nuk ka pasur një konfirmim zyrtar për kandidimin e saj.

Procesi i nesërm pritet të përcaktojë përbërjen e re të drejtimit të Partisë Demokratike dhe të japë sinjalet e para për balancat e brendshme politike në fazën e ardhshme të organizimit të saj.

© Panorama.al

Te lidhura