Protesta e mijëra shqiptarëve, Rama: Ligji për zonat e mbrojtura është më i miri, kemi punuar fort për ta hartuar! Ligji për investimet strategjike e ka përmbushur misionin e vet

Jul 14, 2026 | 20:34

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos, lidhur me ligjin për zonat e mbrojtura dhe atë për investimet strategjike, ndërsa në vend vijojnë protestat e qytetarëve për çështje që lidhen me qeverisjen dhe mbrojtjen e mjedisit.

ramaa

Rama tha se ligji për investimet strategjike e ka përmbushur misionin e tij dhe se tashmë po diskutohet me Komisionin Europian për një ligj të ri që do ta zëvendësojë atë.

“Na duhet të shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, sepse ky ligj e ka përmbushur misionin e vet dhe po diskutojmë me Komisionin për atë që do ta zëvendësojë këtë ligj. Do të duhet ta trajtojmë ligjin mbështetur në të gjitha standardet europiane. Shfuqizimi nënkupton anulim dhe ligji do të anulohet“, tha ai.

Sa i përket ligjit për zonat e mbrojtura, kryeministri theksoi se ai nuk do të shfuqizohet, por do të përshtatet me kërkesat e Bashkimit Europian, pasi sipas tij, “ligji për zonat e mbrojtura është ndër më të mirët që kemi, kemi punuar fort për ta hartuar.”

LEXO EDHE: Protestat në Shqipëri, Marta Kos: Qeveria të trajtojë shqetësimet e qytetarëve! Kemi rënë dakord të shfuqizohen amendamentet e vitit 2024 të ligjit për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

Edi Rama: Dua të sigurohem që nuk ka keqkuptime. Na duhet të shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, sepse ky ligj e ka përmbushur misionin e vet dhe po diskutojmë me Komisionin për atë që do ta zëvendësojë këtë ligj.

Do të duhet ta trajtojmë ligjin mbështetur në të gjitha standardet europiane. Shfuqizimi nënkupton anulim dhe ligji do të anulohet, ndërkohë që ligji për zonat e mbrojtura është ndër më të mirët që kemi, kemi punuar fort për ta hartuar.

Na duhet të trajtojmë pjesë specifike të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë me standardet e BE-së, shfuqizim nuk është një fjalë që e marrin si fjalë për të qenë në përputhje, nuk është shfuqizim! Është miratim 100% në përputhje me standardet europiane, sa për të mos humbur në përkthim siç shpesh ndodh.

© Panorama.al

Te lidhura