Aksidentoi dhe la të plagosur nënën me dy fëmijë, arrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës! Ishte i dehur në timon

Jan 12, 2026 | 9:40

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Shkodër – Lezhë arrestoi një punonjës policie me detyrë Shef i Logjistikës në Drejtorinë e Kufirit dhe Emigracionit në Kukës.

Agjencia-e-Mbikeqyrjes-Policore-1

Sipas AMP, polici me iniciale I.D u përfshi në një aksident ku mbetën të plagosur nëna dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.00 mg/l dhe 0.98  mg/l.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Njoftimi: 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë  I.D., me detyrë Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar në nenet 290/1 dhe 291 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, duke drejtuar mjetin e tij në aksin rrugor Milot – Morinë, është përfshirë në një aksident, ku si pasojë janë dëmtuar pasagjerët e automjetit tjetër, shtetasja XH.H., dhe fëmijët e mitur  shtetasit Z.B., dhe S.B., të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.00 mg/l dhe 0.98  mg/l.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Lezhë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

© Panorama.al

Te lidhura