Aksidentohet makina e eskortës së kryeministrit

Nov 13, 2011 | 15:37
Foto Ilustruese

TIRANE- Makina e parë e eskortës së kryeministrit, Sali Berisha është aksidentuar ditën e sotme në afërsi të Rinasit.

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë, drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar menjëherë për në Spitalin Ushtarak, ku po kurohet në këtë momente.

Raportimet e fundit tregojnë se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti.

Nuk bëhet i ditur ende identiteti i drejtuesit të automjetit, apo detaje të tjera lidhur me ngjarjen. Policia mësohet se ka shkuar në vendngjarje, ndërsa do të hetojë dhe zbardhë plotësisht aksidentin.

© Panorama.al

Te lidhura