VIDEO/ Aksidenti tragjik me 1 të vdekur, 15 janë të plagosur mes tyre dhe fëmijë! Një është në gjendje të rëndë! Dyshohet se furgoni i linjës së Beratit humbi kontrollin

Jun 30, 2026 | 16:38


Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik ndodhur mesditën e sotme në aksin Tiranë-Durrës, pranë QTU, ku pati dhe 1 viktimë, i cili ishte shoferi i linjës.

aksident mikrobusi berat

Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se mikrobusi i linjës së Beratit humbi kontrollin siç dyshohet paraprakisht dhe u kthye përmbys anës rrugës në kanal.

Sakaq, deri më tani bëhet fjalë edhe për 15 të plagosur, mes të cilëve ka dhe fëmijë. Një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

© Panorama.al

Te lidhura