Foli për News24 njëri prej protestuesve të liruar nga Komisariat 1, pas shoqërimit ditën e sotme për shkak të incidenteve të ndodhura te parlamenti.
Ai u shpreh se gjatë incidentit ka qenë në resht të parë për të mos lejuar asnjë provokim ndaj policisë së shtetit.
Sakaq shtoi se argumentin e shoqërimit në komisariat nuk e ka marrë ende.
Protestuesi: Argumentin nuk e kemi marrë akoma. Desha të bëj me dije opinionin publik se kemi qenë prej fillimit duk mbrojtur policinë prej çdo provokimit. Policia është shtresa më e keqpërdour në 36 vjet. Do vazhdojmë protestën paqësore. Çdo provokim nuk është pjesë e jona. Ju e dini mirë se kemi qenë në reshtin e parë që të mos ketë provokim
© Panorama.al












