VIDEO- Aksidenti i frikshëm tek Ura e Dajlanit, makina me shpejtësi marramendëse, mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

Jan 16, 2026 | 9:08

Një vajzë 18 vjeçe humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë tek Ura e Dajlanit në Durrës, ku një makinë ra nga ura. Për pasojë të plagosur mbetën edhe shoferi dhe dy këmbësorë.

Gazetarja e Durrësit Klodiana Haxhiaj raporton se dyshohet që automjeti ishte duke lëvizur me një shpejtësi tepër të lartë dhe shoferi nuk ka mundur të kthejë timonin duke shkaktuar dhe aksidentin e tmerrshëm.

Viktima mësohet se është Vikena Greku, ndërsa shoferi qe mbeti i plagosur është Arbëri Xhaxhaj. 

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026,  te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura