Aksident tragjik në Rumani, 7 tifozë të PAOK-ut të vdekur, po udhëtonin drejt Lionit për ndeshjen! Shikoni pamjet kur përplaset me kamionin (VIDEO)

Jan 27, 2026 | 14:49

Mediat rumune po raportojnë 7 të vdekur në një aksident tragjik rrugor, pasi një furgon me tifozë grekë u përplas dhunshëm me një kamion.

aksidenti rumani

Furgoni, që mbante dhjetë pasagjerë, po udhëtonte nga Greqia në Francë dhe thuhet se mbante tifozë të PAOK-ut.

Sipas të njëjtit informacion, dhjetë udhëtarët ishin nisur nga Katerini, informon “Protothema”.

Viktimat janë të moshës 28-30 vjeç. Shkak ishte gabimi i shoferit që jo vetëm po parakalonte, por as nuk frenoi, duke e përplasur mjetin me kamionin.

Mediat rumune po transmetojnë një video të momentit të aksidentit: (VIDEO këtu).

Policia njoftoi se kontrollet fillestare në vendngjarje tregojnë se shoferi i minibusit u përpoq të parakalonte.

aksidenti rumani1

Në përpjekje për t’u kthyer në korsinë e tij, ai goditi një kamion cisternë dhe më pas u përplas me një kamion (TIR), i cili po udhëtonte në drejtim të kundërt.

Furgonët dhe autobusët që transportojnë tifozët e PAOK-ut në udhëtimet evropiane zgjedhin këtë rrugë (nëpërmjet Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë) të cilat janë vende anëtare të BE-së për të shmangur pritjen e gjatë në kufijtë e Shkupit, Bosnjës, Serbisë të cilat nuk janë në BE.

aksidenti rumani3

Sipas informacioneve, furgoni mbante 10 persona, kryesisht nga Shoqata e Miqve të PAOK-ut nga Aleksandria, Imathia, nga SF Katerini dhe një nga Selaniku.

© Panorama.al

Te lidhura