POGRADEC- Një person ka mbetur i vdekur në një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Pogradec-Korçë. Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, mësohet se ngjarja ndodhi parnë fshatit Gurishtë, kur një karrocë është përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes së makinës me karrocën, ka humbur jetën shtetasi Përparim Osmanllari, 38 vjec.
Ai ka ndërruar jetë ndërkohë që po e dërgonin në spital e nuk ka mbijetuar dot për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë. Policia, ndërkohë ka bërë ndalimin e drejtuesit te makinës, Pirro Nasto dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.











