Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, me pasojë një person të plagosur.
Ngjarja u shënua rreth orës 11:50, në lagjen nr. 11, kurse i dëmtuari, 52-vjeçari D.N., që udhëtonte me biçikletë, përfundoi i plagosur në spital, ku dhe po trajtohet.
Policia po kryen hetimet ndaj drejtueses së makinës, një 30-vjeçare me inicialet V.B.
“Automjeti me drejtuese shtetasen V. B., rreth 30 vjeçe, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi D. N., rreth 52 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit, dhe është jashtë rreziku për jetën”, bëri me dije policia vendore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe Policia Rrugore po vijon hetimet për rastin.
© Panorama.al












