FOTOLAJM/ Aksident i trefishtë në aksin Cërrik–Elbasan, përfundojnë në spital tre persona! Ja si është gjendja e tyre

Jan 14, 2026 | 12:07

Një aksident i trefishtë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Cërrik–Elbasan”, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

aksidenti elbasan  (3)

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit me iniciale A. M., 42 vjeç, E. E., 21 vjeç dhe K. H., 25 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi me iniciale K. H., si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetet me të dhe me drejtues shtetasin E. E., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet edhe nga pamjet, dy prej mjeteve janë përplasur ‘kokë më kokë’, ndërsa mjeti i tretë është dëmtuar rëndë në pjesën anësore, nga ana e shoferit.

aksidenti elbasan  (2)

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Cërrik–Elbasan” janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit A. M., 42 vjeç, E. E., 21 vjeç dhe K. H., 25 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi K. H., si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetet me drejtues shtetasin K. H. dhe E. E., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

aksidenti elbasan  (1)

© Panorama.al

Te lidhura