Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme (25 shkurt), në aksin kombëtar Thumanë-Milot.
Mësohet se një mjet kamion ka përplasur për vdekje 59-vjeçarin që po udhëtonte me motoçikletë.
Policia vendore e Lezhës bëri me dije se drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat, për hetime të mëtejshme, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve.
“Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Thumanë–Milot”, kamioni me drejtues shtetasin B. D., 35 vjeç, është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin L. B., rreth 59 vjeç, i cili si pasojë, ka humbur jetën. Shtetasi B. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
© Panorama.al











