Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset drejtuesi i një motori! Dërgohet me urgjencë në spital

Feb 3, 2026 | 21:09

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, pranë mbikalimit për Shkozet. Në aksident është përfshirë një motor, i cili ka goditur një automjet që po lëvizte në ecje të sipërme.

ambulance-naten

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka përfunduar në anë të rrugës, duke pësuar fraktura dhe dëmtime të shumta, bën me dije gazetarja Klodjana Haxhiaj.

I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe pritet grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura