“AKSHI-n de facto e ka drejtuar Linda e Surrelit”- Berisha: Dosja është ‘turshi’, Ergys Agasi i lirë! Qytetari dixhital thotë se ai shkon në…

Apr 1, 2026 | 14:01

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Mirlinda Karçanaj ka qenë thjesht zbatuese e urdhërave të bashkëshortes së Edi Ramës, Linda Rama. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha deklaroi se AKSHI-n, de facto e ka drejtuar Linda e Surrelit bashkë me Ergys Agasin.

berisha

Po ashtu, lideri demokrat denoncoi se po bëhet një përpjekje për të groposur çështjen, duke thënë se “deri tani dosja është turshi”.

Berisha foli edhe për Ergys Agasin, i cili është shpallur në kërkim. Sipas tij ai është i lira, madje duke iu referua qytetarit dixhital tha se “ai shkon në Surrel”.

“Mirlinda e AKSHI-t ka qenë thjesht një zbatuese për arsye se AKSHI-n, de facto e ka drejtuar Linda e Surrelit, Ergys Agasi dhe baxhanaku i Edi Ramës, Frangu. Pra, rezulton se edhe kjo mbrojtje që i bën Edi Rama, Mirlindës së AKSHI-t, është për interesa strikt familjare. Dhe kemi të bëjmë me një përpjekje tjetër për të groposur një çështje, e cila jo në përmasa financiare, por në përmasa tërësore, financiare, ligjore, mafioze, tejkalon çdo aferë tjetër të këtij vendi dhe ndonjë vendi tjetër. Megjithatë, deri tani, dosja është turshi. Ergys Agasi është i lirë. Qytetari dixhital thotë se shkon edhe në Surrel”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura