TIRANE- Aleanca Kuq e Zi shprehi sot keqardhjen për dekretimin nga presidenti Bamir Topi, siç quhet nga AK, të ligjit “Pollo” për regjistrimin etnik.
Sipas AK-së, presidenti sot firmosi ligjin e regjistrimit etnik të servirur nga Athina zyrtare dhe klanet antishqiptare. Sipas tyre, ky ligj është në kundërshtim me standartet evropiane.
“Aleanca Kuq e Zi do të dergojë padi në gjykaten Kushtetuese. Aleanca Kuq e Zi eshte e vendosur se beteja kushtetuese ende vazhdon dhe do të ndërmarrë protesta ndaj kësaj politike e cila nga Berisha, Rama dhe Bamir Topi iu nënshtruan presionit grek.”-thuhet në deklaratë.











